Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Hiking Njeri in Vjellak peak & Shtupeq / Rugova!

Saturday 12 October

Details

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

pas të Shtunës së paharrueshme në Majën Guri i kuq 2522m, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Shtune më 12 tetor do të organizojë ecjen për në natyrën përrallore të Rugovës në Peklenë, majën e Vjellakut 2014m dhe Shtypeqin e vogël.

Këtë të Shtune moti do të jetë me ekstra diell ndërsa për herë të parë me grup, Hikingnjeri do ti qaset majës së Vjellakut nga Peklena! Nga maja do te kemi mundësi të shohim pamje 360 shkallëshe, pjesën më të madhe të Kosovës, nga bjeshkët e Rugovës, Dukagjinin, Sharrin komplet etj.
Vështërsia e kësaj ecje është mesatare me gjatësi 18 km komplet nga fillimi deri në mbarim.

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit në Breg të Diellit / Lemontree / sh.f. Ismail Qemaili) në orën 0700 të mengjesit ndërsa në Pejë, te stacioni i trenit do të jemi kah ora 09:00.

Mbathjet DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika) ose patika jo të rrafshta. Preferohen roba për ecje por edhe xhaketë dhe ndonjë duks. Gjithashtu, merrni llampë koke pasi dita tani shkurtohet (ka në Jumbo 3 EU). Kush banë nuk kanë !

Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë:
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh

Hiking Njeri i fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2000 (deri te Premten me 11 tetor).

Pjesmarrja 12 EU
Pjesmarrja me veturë 5 EU për person.

JU LUSIM TE MOS VONOHENI !!! Kohëve të fundit po ka trend të vonesave TË SHUMTA që po ka efekt zingjiror në organizimin tonë. Ju lusim të jeni te vendi në 06:45! JU INFORMOJMË SE DO TË NISEMI SAKT NË ORËN 07:00!!!

Tani e tutje pjesmarrja do të jetë 2 EU më e lartë për shkak të çmimeve më të larta që kompanitë e autobusave na i kanë aplikuar

JU LUSIM, që të na informoni paraprakisht (NJË DITË përpara, jo DISA MINUTA PARA NISJES) nëse nuk e keni ndërmend me ardhë (pasiqë keni bërë rezervimin). Pesë deri në 10 % e të rezervuarve zakonisht nuk vijnë (pa asnjë paralajmërim) duke ja humbur të tjerëve mundësinë e pjesëmarrjes (pasi vendet e limituara), neve na dëmtojne dhe vetën e fusin në listë të “kemraxhive” për rezervimet e ardhshme. Ju lusim të jeni korrekt dhe të niseni nga vetja.
(kjo vlenë vetëm për disa të pa përgjegjshmit)

I LUSIM ATA QË LËSHOJNË MUZIKË GJATË ECJEVE TI PËRDORIN DËGJOJSET (KUFJET) PËR KËNAQËSI MUZIKORE. Shumica dërmuese e pjesmarrësve po kanë dëshirë të dëgjojne asgjë më shumë se tingujt e natyrës andaj ju lusim për mirëkuptim 🙂

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Disa të mira të Hikingut:
– Jeni në natyrë dhe e mësoni një bjeshkë të re
– I bëni mirë trupit dhe mendjes
– Do të bëni shoqëri te re duke e zgjeruar rrjetin
– Do të bëni fotografi të paharrueshme
– E mbushni jetën me eksperiencë të paharrueshme
– Knaqeni me atmosferë pozitive
– Ndoshta do ta gjeni edhe fatin e jetës 🙂

ENGLISH

Adventure Hike to Vjellak peak of Rugova this Saturday, October the 12th. From atop will see much of Kosovo with 360 degrees view.
Participation fee is 12 EU.

To reserve your seat please call 045 834 141.
We will start with a bus from Pristina at 0700 am Saturday (12th of October) morning (sharp) in front of the tennis courts in Sunny Hill (lemontree) and come back at the same place around 10:00 pm.

Please also bring your hiking / rain jacket and a hoodie.
Hiking shoes are highly recommended.

For more, please check our page link: http://hiking.njeri.net/en/about

Details

Date:
Saturday 12 October
Event Category:

Leave a Reply

Weather

Oct 21, 2019 - Mon
Prishtina
25°C
clear sky
clear sky
2 m/s
31%
767.32 mmHg

Upcoming Events

  1. Challenges in Cyberspace II

    Friday 25 October @ 2:00 pm - 4:00 pm