Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Hiking Njeri in Strellc 2377m / Deçan!

Sunday 13 October

Details

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

pas weekendit të paharrueshëm në Liqenat dhe Majën Guri i kuq 2522m, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 13 tetor do të organizojë ecjen për në dy maje, atë të Strellcit 2377m dhe Bellesë 2336m, të cilat gjenden në natyrën përrallore të Strellcit dhe Bellesë në Bjeshkët e Nemuna të Deçanit!

Këtë të Diele moti do të jetë me ekstra diell ndërsa nga maja do te kemi mundësi të shohim pamje 360 shkallëshe, pjesën më të madhe të Kosovës, Gjeravicën, bjeshkët e Junikut dhe Deçanit, Dukagjinin, liqenin e Radoniqit, Sharrin komplet etj.
Vështërsia e kësaj ecje është mesatare me gjatësi 25 km komplet nga fillimi deri në mbarim (deri në 2 majet dhe prapa).

Në program janë 3 mundesi:

1. Vetëm deri te stanishtja e Strellcit, stanet e bjeshkës së Strellcit. Kjo është për ata që NUK kanë dëshirë të ngjiten në Maje por të kënaqen me pamje të gjëra të bjeshkëve, të pushojnë dhe ti presin të tjerët derisa të kthehen. Te stanishtja ka banorë të shumtë që e kalojnë weekendin aty. Ecja deri te stanishtet është 7 km (14 lartë dhe poshtë)

2. Ata që do te ngjiten deri në Majën e Strellcit, ekstra 2 orë nga Stanishtja, stanet e Strellcit.

3. Për ata që do të ngjiten në dyja majet, Majën e Strellcit 2377m dhe Bellenë 2336m.

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit në Breg të Diellit / Lemontree / sh.f. Ismail Qemaili) në orën 06:30 të mengjesit ndërsa në Pejë, te rrethi i Karagaqit (ujëvara) do të jemi kah ora 08:30.
Ju lusim ti bleni ushqimet një ditë përpara!

Mbathjet DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika) ose patika jo të rrafshta. Preferohen roba për ecje por edhe xhaketë dhe ndonjë duks. Gjithashtu, merrni llampë koke pasi dita tani shkurtohet (ka në Jumbo 3 EU). Kush banë nuk kanë !

Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë:
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh

Hiking Njeri i fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 çdo ditë nga ora 10:00 e mengjesit deri në orën 20:00, te Shtunën me 12 tetor deri në ora 18.

Pjesmarrja 12 EU
Pjesmarrja me veturë 5 EU për person.

JU LUSIM TE MOS VONOHENI !!! Kohëve të fundit po ka trend të vonesave TË SHUMTA që po ka efekt zingjiror në organizimin tonë. Ju lusim të jeni te vendi në 06:15! JU INFORMOJMË SE DO TË NISEMI SAKT NË ORËN 06:30!!!

Tani e tutje pjesmarrja do të jetë 2 EU më e lartë për shkak të çmimeve më të larta që kompanitë e autobusave na i kanë aplikuar

JU LUSIM, që të na informoni paraprakisht (NJË DITË përpara, jo DISA MINUTA PARA NISJES) nëse nuk e keni ndërmend me ardhë (pasiqë keni bërë rezervimin). Pesë deri në 10 % e të rezervuarve zakonisht nuk vijnë (pa asnjë paralajmërim) duke ja humbur të tjerëve mundësinë e pjesëmarrjes (pasi vendet e limituara), neve na dëmtojne dhe vetën e fusin në listë të “kemraxhive” për rezervimet e ardhshme. Ju lusim të jeni korrekt dhe të niseni nga vetja.
(kjo vlenë vetëm për disa të pa përgjegjshmit)

I LUSIM ATA QË LËSHOJNË MUZIKË GJATË ECJEVE TI PËRDORIN DËGJOJSET (KUFJET) PËR KËNAQËSI MUZIKORE. Shumica dërmuese e pjesmarrësve po kanë dëshirë të dëgjojne asgjë më shumë se tingujt e natyrës andaj ju lusim për mirëkuptim 🙂

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Disa të mira të Hikingut:
– Jeni në natyrë dhe e mësoni një bjeshkë të re
– I bëni mirë trupit dhe mendjes
– Do të bëni shoqëri te re duke e zgjeruar rrjetin
– Do të bëni fotografi të paharrueshme
– E mbushni jetën me eksperiencë të paharrueshme
– Knaqeni me atmosferë pozitive
– Ndoshta do ta gjeni edhe fatin e jetës 🙂

ENGLISH

Adventure Hike to Strellc peak of Deçan this Sunday, October the 13th. From atop will see much of Kosovo with 360 degrees view.
Participation fee is 12 EU.

We will hike to Strellc peak 2377m, and Belleja peak 2336m (for those who can). The ones that wish NOT to hike to any of the peaks can spend their time at the mountain village at the base of the Strellc mountain. The total length of the hike (with both peaks) is 25 km

To reserve your seat please call 045 834 141.
We will start with a bus from Pristina at 06:30 am Sunday (13th of October) morning (sharp) in front of the tennis courts in Sunny Hill (lemontree) and come back at the same place around 10:00 pm.

Please also bring your hiking / rain jacket and a hoodie.
Hiking shoes are highly recommended.

For more, please check our page link: http://hiking.njeri.net/en/about

Details

Date:
Sunday 13 October
Event Category:

Leave a Reply

Weather

Oct 21, 2019 - Mon
Prishtina
25°C
clear sky
clear sky
2 m/s
31%
767.32 mmHg

Upcoming Events

  1. Challenges in Cyberspace II

    Friday 25 October @ 2:00 pm - 4:00 pm